Adriatik Lapaj përmes një postimi në Facebook ka shpjeguar arsyen pse vendosi babanë e tij Ferman Lapaj, si kandidatin për deputet në listën e mbyllur, duke kryesuar në qarkun e Beratit.
Sipas Lapajt, listat e mbyllura të koalicionit “Nisma - Shqipëria Bëhet” janë të përbëra nga prindërit dhe familjarë të kandidatëve si garanci për listat e hapura, në të cilat garojnë emrat kryesorë si vetë ai, por edhe Endri Shabani e Pano Soko.
“Të gjithë anëtarët e kryesive të koalicionit tonë garojnë në listë të hapur, përfshirë dhe kryetarët. Lista e hapur do të thotë që nuk ka rëndësi renditja e kandidatit. Në fund renditja do të bëhet sipas votave që merr secili. Ecim”, sqaron më tej Adriatik Lapaj.
Ju rikujtojmë se surpriza të mëdha kanë rezervuar listat e koalicionit Nisma dhe Shqipëria Bëhet.
Dashnor Sula dhe Alesia Balliu u bënë pjesë e tyre në minutat e fundit para dorëzimit në KQZ, ndërsa ishin larguar nga PD-ja.
Ndërkohë, vetë Adriatik Lapaj do të kandidojë në Tiranë, ndërsa surpriza tjetër është babai i tij, i cili do të kandidojë në listën e Qarkut të Beratit.
Lini një Përgjigje