TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2025, 13:22

Deputeti Sula u bashkua me Nismën "Shqipëria Bëhet", reagon Berisha: Hap i gabuar, u reshtua me patericën e Edi Ramës!

Shkruar nga Pamfleti

Deputeti Sula u bashkua me Nismën "Shqipëria Bëhet",

Kreu demokrat, Sali Berisha ka komentuar largimin e deputetit të PD-së Dashnor Sula, i cili hyn në zgjedhje si kandidat në listën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Berisha tha se të rreshtohet me opozitën e opozitës, pra de facto me një patericë të Edi Ramës, sipas tij nuk është zgjidhja.

Gjithashtu, ai tha se mbrojtja e kryeministrit është puthja e Judës për Dash Sulën.

"Një pjesë nuk është e vërtetë se e kanë braktisur se nuk janë në zonë të sigurt. Një pjesë prej tyre ka thënë më përpara se nuk do të hyjnë në garë. Në tërësi, deputetët kanë pranuar verdiktin e listës. Tani nuk po flas për ndonjë që nuk e pranoi verdiktin, por unë mendoj se beteja me Edi Ramën zhvillohet jo nga opozitarë të opozitës, por në gjirin e aleancës më të fuqishme.

Mbrojtja e kryeministrit është puthja e Judës për Dash Sulën, i cili ka karrierën e tij, por mendoj se hapi që bëri, të rreshtohet me opozitën e opozitës, pra de facto me një patericë të Edi Ramës, në vlerësimin tim nuk është zgjidhja", tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje