TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2025, 13:29

Lista e mbyllur e PS, Berisha ironizon Ramën: Ke vendosur vetëm ata që hyjnë e dalin në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Lista e mbyllur e PS, Berisha ironizon Ramën: Ke vendosur vetëm ata
Sali Berisha

Një ditë pas dorëzimit në KQZ të listave të kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha ka komentoi listën e kundërshtarit socialist, Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se në listën e mbyllur të Edi Ramës, janë të gjithë ministrat që kanë dosje në SPAK, me qëllimin që të mbrohen.

“Ndërkohë, shqiptarët panë listën e Skapit në krahun tjetër. Të gjithë ministrat me dosje kuintalëshe mbi shpinë u futën njëri pas tjetrit në listën e mbrojtur, për shkakun e vetëm se kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën.

Se ata që nuk kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën, por kanë ngrënë dardha veçmas, ata morën udhët, morën urët. Lista e mbyllur e Edi Ramës është lista e Skapistëve, e atyre që hyjnë e dalin në Skap dhe që shkojnë me paturpësinë më të madhe për t’u kërkuar votën qytetarëve për t’u mbrojtur nga Drejtësia. Pra, lista e mbyllur është lista e mafies, është lista e Skapit e Edi Ramës”.

rama berisha spak lista e ps

Lini një Përgjigje