TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2025, 15:48

Berishës i ikën një tjetër aleat nga koalicioni, “Shqipëria Madhështore” rrudhet në 24 parti

Shkruar nga Pamfleti

Berishës i ikën një tjetër aleat nga koalicioni,

Është rrudhur në 24 parti koalicioni opozitar “Shqipëria Madhështore”.

Pas tërheqjes së Aleancës  Maqedonasve për Integrim Europian, mësohet se ka kërkuar largim nga koalicioni edhe Partia Aleanca Arbnore Kombëtare e drejtuar nga Gjet Ndoj. Ky i fundit ka dorëzuar në KQZ shkresën ku kërkon tërheqjen nga koalicioni

Nga mosfunksionimi i marrëdhënies në koalicion “Për një Shqipëri Madhështore”, Aleanca Arbnore Kombëtare tërhiqet nga ky koalicion.

Gjithashtu tërhiqet nga të gjitha aktivitetet elektorale për zgjedhjet parlamentare të majit 2025.

E bëjmë këtë kërkesë-deklaratë për tu çliruar nga çdo detyrim që rrjedh nga pjesëmarrja në zgjedhje”, thuhet në kërkesën e bërë me shkrim dore të partisë Aleanca Arbnore Kombëtare.

Lini një Përgjigje