TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shkurt 2025, 18:42

Shtyhet zgjedhja e Avokatit të Popullit, Berisha kërkon votat e PS për Besim Ndregjonin; Peleshi: Ok, po s’kemi diskutuar

Shkruar nga Pamfleti

Shtyhet zgjedhja e Avokatit të Popullit, Berisha kërkon votat e PS

Kuvendi ka shtyrë zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ndërsa kreu demokrat Sali Berisha kërkoi votat e socialistëve për zgjedhjen e Besim Ndregjonit. Berisha tha se është në nderin e Parlamentit që në krye të Institucionit të Avokatit të Popullit të zgjidhet një përfaqësues nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë. Por Niko Peleshi, kreu i Grupit Parlamentar socialist tha se vërtet propozimi i përket opozitës, por nuk ka pasurb diskutime lidhur me emrin e Ndregjonit.

Në kushte të tilla, Berisha kërkoi që të mos hidhet në votë zgjedhja e Ndregjonit, duke shmangur në këtë mënyrë djegien e emrit të tij, propozim që u pranua nga Peleshi.

Debati

Sali Berisha: Ftoj kuvendin të bashkojë votat, për të kaluar si përfaqësues të Avokatit të Popullit, Besim Ndreqonin që përfaqëson shtresën e madhe të të përndjekurve politikë.

Niko Peleshi: E njohim dhe të gjithë e dimë traditën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit i takon Kuvendit të zgjedhë, por propozimet i takojnë opozitës dhe diskutohet për të arritur një emër konsesual. Duhet thënë që edhe në respekt të emrave.

Duhet ti japim seriozitet procesit, mos ta lemë në seancë, thuhet një emër. Nuk kemi një vendim politik, përsa kohë ka munguar ky proces, nëse s’do kemi një rezultat për një emër të caktuar, ftoj opozitën të ndërtojmë procesin siç është traditë për të arritur me konsensus me një emër. S’jemi kundër asnjë emri, të ndërtojmë procesin dhe flasim për propozimet tuaja.

Sali Berisha: Në rast se është problemi për konsultim më të thelluar, mos e hidhni në votë, të bëjmë konsultimin dhe të vijmë ta votojmë. Kemi besim të plotë se ai kandidat nderon atë post.

Peleshi: Jemi dakord për ta hequr nga rendi i ditës dhe të ndërtojmë procesin sic është tradita.

 

Lini një Përgjigje