TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shkurt 2025, 18:42

PS dhe PD bashkojnë votat, shkarkojnë Këshillin Drejtues të RTSH

Shkruar nga Pamfleti

PS dhe PD bashkojnë votat, shkarkojnë Këshillin Drejtues të

Kuvendi ka votuar për shkarkimi e 11 anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Partia Socialiste dhe ajo Demokratike bashkuan ditën e sotme votat për të shkarkuar Këshillin e RTSH-së.

Leka Bungo, Gëzim Podgorica, Genc Përmeti, Mevlan Shanaj, Ilir Keko, Ardita Reçi, Milena Selimi, Engjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Dionis Papadhimitri dhe Albert Minga u shkarkuan zyrtarisht pas votimit në Kuvend.

Votimi në Kuvend:

Gëzim Podgorica; u shkarkua me 89 vota pro, 5 abstenime, 4 kundër.

Genc Përmeti; u shkarkua me 91 vota pro, 0 abstenime, 4 kundër

Leka Bungo; u shkarkua me 95 pro, 5 abstenime, 3 kundër

Albert Minga; u shkarkua me 88 vota pro, 6 abstenime, 6 kundër

Ardita Reçi; u shkarkua me 92 vota pro, 3 abstenime, 3 kundër

Dionis Papadhimitri; u shkarkua me 92 vota pro, 3 abstenime, 2 kundër

Edmond Tullumani; u shkarkua me 96 pro, 3 kundër, 1 abstenim

Engjëll Ndocaj; u shkarkua me 94 vota pro, 4 abstenime, 4 kundër

Ilir Keko; 89 u shkarkua me vota pro, 3 abstenime, 11 kundër

Mevlan Shanaj; u shkarkua me 64 pro, 12 abstenime, 15 kundër

Milena Selimi; u shkarkua me 93 vota pro, 3 abstenime, 4 kundër

Më herët ishte kryetarja e Komisionit të Mediave, Ina Zhupa, e cila nga foltorja e Kuvendit lexoi projektvendimin e Komisionit për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së, pas gjetjeve të konstatuara në raport dhe abuzimeve të shumta në procedurën e përzgjedhjes së drejtorit, por edhe ato nepotike e financiare.

Lini një Përgjigje