TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2024, 07:51

“Është rritur deliri i pushtetit pas vizitës së Blinken?”, Spiropali: E shohim si barrë përgjegjësie

Shkruar nga Pamfleti

“Është rritur deliri i pushtetit pas vizitës së

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e konsideroi të jashtëzakonshme vizitën e Sekretari Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

E ftuar këtë mbrëmje në “Top Story”, Spiropali iu përgjigj pyetjes ‘ngacmuese’ të autores dhe moderatores, Grida Duma.

Duma: A është rritur dëliri i pushtetit, meqë Blinekn ishte vetëm juaji. E shihni këtë si një pilulë të rrezikshme?

Spiropali: Përkundrazi, e shohim si një barrë të madhe përgjegjësie.

Duma: A do të ketë ndëshkim (në Asamblenë nesërme të socialistëve)

Spiropali: Patjetër që ka edhe ndëshkim nga brenda, përmirësim të organizimit. Ne i kemi të gjitha në radiografi.

spiropali barre pergjegjesie blinken

Lini një Përgjigje