TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2024, 07:22

Takimi me krerët e Drejtësisë, Blinken del me mesazhin e fortë: Reforma në drejtësi, thelbësore për Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
Takimi me krerët e Drejtësisë, Blinken del me mesazhin e
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken me drejtuesit e 4 institucioneve të rëndësishme të Drejtësisë, Kryetaren e Gjykatës së Lartë Holta Zaçaj, Kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani dhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dhënë një mesazh të fortë për drejtësinë pas largimit nga Tirana ku qëndoi për 8 orë.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, ai zhvilloi një takim dhe me drejtues të katër institucioneve të rëndësishme të Drejtësisë, Kryetaren e Gjykatës së Lartë Holta Zaçaj, Kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani dhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.

Në mesazhin e tij, Blinken thekson se reforma në drejtësi është thelbësore për integrimin në bashkimin Evropian.

“Reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim në BE.
U takova me drejtuesit e reformës në drejtësi në Tiranë për të përgëzuar progresin e tyre në avancimin e shtetit të së drejtës dhe luftimin e korrupsionit”, shprehet Sekretari Blinken.

 

Në vizitën e tij të parë në Shqipëri, shefi i diplomacisë amerikane u shoqërua edhe nga Yuri Kimi, ish-ambasadorja në Shqipëri, tashmë në një pozitë më të lartë në Departamentin e Shtetit. Mikpritësit e parë i Blinken, ishte Ministri i Jashtëm shqiptar Igli Hasani dhe i Ngarkuari më Punë i SHBA në vendin tonë David Wisner.

Pak qetësim në dhomat e hotelit për t’u drejtuar për tek ambasada, aty ku takoi stafin, dhe një përfaqësi të afganëve që strehohen në Shqipëri.

Blinkeni i shkoi në zyrë Presidentit të Republikës për gati 20 minuta takim. Bajram Begaj është edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Piramida ishte destinacioni i radhës, për të takuar të rinjtë të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimeve mes Shqipërisë dhe SHBA. Me këtë u përçua mesazhi se investimi tek të rinjtë do të jetë angazhimi themelor në nisjen e këtij shekulli të dytë në marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Ndërsa Kryeministri u largua drejt selisë së qeverisë, Antony Blinken bisedoi me drejtuesit e institucioneve të Drejtësisë, të cilët prisnin tek Piramida në një ambient të veçuar. Pas 15 minutash, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, kreu i Gjykatës së Lartë, Drejtuesi i SPAK dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë dolën nga takimi ndërsa sekretari i Shtetit ju drejtua Kryeministrisë.

Mbështetja e SHBA ndaj drejtësisë ka qënë pikërisht një nga temat e diskutuara mes Sekretarit Amerikan të Shtetit dhe kryeministrit Rama. Këtë e pohuan të dy zyrtarët në konferencë për shtyp, madje Rama zbuloi që reforma në drejtësi do të vijojë. 

Ai përjashtoi opozitën shqiptare nga agjenda zyrtare. Sekretari i Shtetit e konsideroi të panevojshëm takimin me ta.

Nga Tirana kryediplomati amerikan i dërgoi mesazh Kosovës dhe Serbisë që të ecin drejt rrugës së vetme, që sipas tij do t’i japë zgjidhje tensioneve./ Pamfleti

antony blinken drejtësia vizita në shqipëri

Lini një Përgjigje