TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2024, 21:16

“Të luftohet krimi dhe korrupsioni”, Blinken zbulon “porositë” që i dha Edi Ramës në Tiranë!

Shkruar nga Pamfleti

“Të luftohet krimi dhe korrupsioni”, Blinken zbulon

Avancimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ishte një nga porositë që  Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken theksoi gjatë takimit me kryeministrin, Edi Rama në Tiranë.

Me anë të një postimi në platformën “X”, Blinken shkruan se reforma në drejtësi është një ndër proceset më të rëndësishme për SHBA-në. Duke shprehur hapur kështu mbështetjen e SHBA-së ndaj SPAKU-ut dhe inkurajuar atë të bëjë goditje të tjera të njerëzve të korruptuar.

Më tej ai shprehu edhe mbështetjen e SHBA-së për Shqipërinë, në luftën kundër sulmeve kibernetike dhe stabilitetin rajonal. 

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kryeministrin Edi Rama dhe diskutova bashkëpunimin tonë për të avancuar stabilitetin rajonal, mbrojtjen kibernetike dhe reformën gjyqësore”, shkroi Blinken në platformën “X”.

Kujtojmë se Blinken u takua me kreun e SPAK, Altin Dumani te Piramida e Tiranës për rreth 10 minuta dhe ku mësohet se i ka ofruar mbështetjen e tij, SPAK-ut.

blinken

Lini një Përgjigje