TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2024, 20:46

Vizita e Blinken në Tiranë, Igli Hasani: S’e kisha menduar që do vinte dita të prisja dhe përcillja Sekretarin Amerikan të Shtetit!

Shkruar nga Pamfleti

Vizita e Blinken në Tiranë, Igli Hasani: S’e kisha menduar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani vlerësoi marrëdhëniet mes SHBA dhe vendit tonë, ndërsa veçoi një lehtësim për qytetarët shqiptarë.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Hasani theksoi se më parë nëse në gjashtë muajt e fundit pasaporta e qytetarëve skadonte, ata nuk mund të aplikonin për vizë në SHBA, por tani kjo pengesë shtoi Hasani është hequr.

“Pasaporta shqiptare është futur në klubin e të ashtuquajtur në klubin gjashtë mujor. Para pak kohësh, në duhet të kishim pasaporta të cilat nuk skadonin për gjashtë muajt e ardhshëm në mënyrë që të merrej një vizë dhe shtetasit shqiptar kanë mundësi  që të shfrytëzojnë pasaportën e tyre deri në futen për të marrë viza, për të lëvizur etj”, tha Hasani.

Ndërsa i pyetur sesi ministrin Hasani e përjetoi në rrafshin personal vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, ai deklaroi se nuk e kishte menduar që mund të vinte dita që do të priste dhe përcillte një personazh të tillë.

Unë mbaj mend kam qenë adoleshent, në vizitën e James Baker në Tiranë. Kam qenë në shesh dhe nuk e kisha menduar ndonjëherë, që do vinte dita që unë ta mirëprisja Sekretarin Amerikan të Shtetit në Tiranë dhe ta përcillja”, shtoi ai.

hasani

Lini një Përgjigje