TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2024, 19:44

Meta përshëndet vizitën e Blinken dhe godet Berishën: Aleanca me SHBA, themelore për demokracinë

Shkruar nga Pamfleti

Meta përshëndet vizitën e Blinken dhe godet Berishën:

Ilir Meta ka dalë kundër Sali Berishës. Ky i fundit u hodh në sulm kudër sekretarit Blinken, i cili për herë të parë në një vizitë të tillë, nuk takoi asnjë përfaqësues të opozitës. Berisha e sulmoi nga dritarja, ndërsa Ilir Meta në një reagim të pak çasteve më parë e ka përshëndetur.

Meta madje i dërgon dhe mesazhe të koduar Berishës duke deklaruar se raportet me SHBA janë jetike. Berisha është “non grata” dhe për faj të tij Blinken nuk takoi asnjë.

Për Shqipërinë, aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë, shtetin ligjor, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit, si dhe garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Marrëdhëniet tona meritojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO”, shkruan Meta.

Lini një Përgjigje