
Kreshnik Osmani ekspert i çështjeve ndërkombëtare ka folur për mesazhet që dha Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë vizitës në Tiranë. Ndalur te komplimentet që pati për Ramën, Osmani tha se ishin “rutinë”.
Po ashtu ai shtoi se nuk përjashtohet mundësia që të ketë lobuar Soros.
“Unë nuk mendoj se Blinken vjen këtu për të shpërndarë certifikata dhe diploma. Sigurisht që është pjesë e kortezisë. Amerikanët e kanë mirësjelljen dhe xhentilesat nëpër këto takime. Nuk përjashtohet mundësia që Alex Soros të ketë bërë lobim. Nuk e pashë Blinken të tretur për Ramën. Ata kanë thënë se marrëdhënien e kemi me popullin shqiptar dhe jo me qeverinë shqiptare. Ata ashtu sillen. Ata janë xhentilë”, tha ai.
Lini një Përgjigje