TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2024, 18:12

Rreziku rus, Blinken nga Tirana: Shqipëria një ndër 10 mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës

Shkruar nga Pamfleti

Rreziku rus, Blinken nga Tirana: Shqipëria një ndër 10

Sekretari amerikan i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ka nënvizuar rolin Shqipërisë në raport me Ukrianën.

Në një konferencë shtypi me kryeministrin Rama, ai tha se Shqipëria është një ndër 10 vendet, për frymë popullsie, që mbështet më shumë Ukrainën dhe rezistencën e saj kundër agresionit rus.

Rama është një partner i jashtëzakonshëm për SHBA-në. Ky partneritit është më i fortë se kurrë më parë. Jemi në një rrugë me dy kalime ku të dyja vendet përfitojnë. Shqipëria është aleat kyç në NATO. Kemi folur për Ukrainën dhe kemi qenë bashkë në Këshillin e Sigurimit. Kemi folu edhe për sfidat me të cilat përballemi. Shqiëpria ka qenë mbështetëse e fortë e Ukrainës. Ka qenë e para që ka ngritur dorën për ndihma në adresë të Ukrainës. Është një ndër 10 vendet që kontribuon më shumë, për frymë popullsie, për Ukrainën. Trupat shqiptare ndihmojnë që të frenojnë agresionin rus në krahun lindor të NATO-s. Kemi angazhimin e hekurt që të ndihmojmë njëri- tjetrin. Aleanca jonë është më e fortë. Shqipëria po bën pjesën e saj dhe po plotëson detyrimet ndaj NATO-s”, tha Blinken.

 

Lini një Përgjigje