
Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken gjatë konferencës së përbashkët.
Rama tha se ndihet i keqardhur që mes darkës në Shqipëri dhe asaj në Mynih, Blinken zgjodhi ushqimin sipas Ramës “jo fort të shijshëm” të Gjermanisë.
“Fakti që gjetët kohë dhe e patë të nevojshme të ndaleni në Tiranë është për ne një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë por edhe e vlerësimit që i bëni kësaj miqësie këtij partneriteti dhe këtij rajoni. Nuk mund të mos e ndaj me publikun ku mes një darke në Shqipëri dhe në Mynih ju zgjodhët ushqimin jo dhe aq të shijshëm gjerman por ne tonën e bëmë, ushqimin e kemi gati”, tha Rama.
Lini një Përgjigje