TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shkurt 2024, 17:44

Blinken dhe Igli Hasani firmosin dy marrëveshjet e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri!

Shkruar nga Pamfleti

Blinken dhe Igli Hasani firmosin dy marrëveshjet e bashkëpunimit

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ka nënshkruar së bashku me ministrin e Jashtëm IglI Hasani, dy marrëveshjet e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Një marrëveshje ka të bëjë kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaj dhe tjetra për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.

MARRËVESHJET

1- V e n d i m për miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit Shqipëri – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

2- V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (KËSHILLI I MINISTRAVE) DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR PROGRAMIN E SHKËMBIMIT AKADEMIK “FULBRIGHT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

shba igli hasani

Lini një Përgjigje