TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shkurt 2024, 16:39

Rrjetet sociale 'burim' i tragjedive, UNICEF ngre alarmin: Fëmijët bien ‘pre’ e shantazhit dhe bullizimeve

Shkruar nga Pamfleti

Rrjetet sociale 'burim' i tragjedive, UNICEF ngre alarmin:

Fëmijët po kalojnë në internet më shumë kohë se kurrë më parë.

Sipas raporteve të UNICEF në mbarë botën, çdo gjysmë sekonde një fëmijë hyn në internet.

Ekspertët përllogarisin se çdo ditë më shumë se 180 mijë fëmijë përdorin internetin për herë të parë, për tu kthyer më pas përdorues të rregullt.

Për të aksesuar në platformat digjitale ata përdorin kryesisht smartphonët, por edhe tablet e kompjutera. Sociologët vërejnë se varësia e krijuar nga rrjetet sociale tek fëmijët është e rrezikshme pasi ata mund të ekspozohen ndaj gjuhës së urrejtjes, përmbajtjes së dhunshme duke përfshirë mesazhe që nxisin vetëdëmtim dhe madje edhe vetëvrasje.

“Të kaluarit për një kohë shumë të gjatë në rrjete, ato mund të bëhen pjesë e krimit kibernetik, shantazhit emocional, bullizmit online apo vënies në lojë në grupe të ndyshme nga bashkëmoshatarët e tyre, kur dihet që për grupmosht e vogla. mendimi i bashëkmoshatarëve është mjaft përcaktues dhe i rëndësishëm”, tha sociologia Entela Binjaku.

Sipas të dhënave të UNICEF, 1 në 10 nxënës rrezikon varësinë nga video – lojërat apo të bullizohet.

Më shumë se 1/ 3 e të rinjve nga 30 vende raportojnë se janë ngacmuar online, e për pasojë 1 në 5 braktisin shkollën për shkak të këtyre ngacmimeve. Ndërkohë rreth 80% e fëmijëve raportojnë se ndjehen të rrezikuar nga abuzimi seksual ose shfrytëzimi në internet.

rrjete sociale burim tragjedie unicef alarm femije shantazh

Lini një Përgjigje