TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2024, 17:42

Nis konferenca mes Blinken dhe Ramës, kryeministri: Vizita juaj, shenjë e rëndësishme për miqësinë tonë!

Shkruar nga Pamfleti

Nis konferenca mes Blinken dhe Ramës, kryeministri: Vizita juaj,

Pas takimit për më shumë se 1 orë e gjysëm me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken, kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në konferencën për mediat.

Rama ka shprehur falenderime për sekretarin Blinken si dhe nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e kësaj vizite në vendin tonë në një kohë trazirash për botën.

"Është gjithnjë një ditë e shënuar në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, dita kur një sekretar i Shtetit viziton vendin tonë dhe në llogarinë tonë ju jeni i gjashti por këtë herë ne kemi një vlerësim të veçantë për këtë vizitë pasi jemi shumë të vetëdijshëm për këtë situatë të trazuar. Fakti që ju gjetët kohë dhe njëkohësisht të ndaleni në Tiranë, është për ne një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë por edhe vlerësimit që ju i bëni kësaj miqësie, këtij partneriteti dhe këtij rajoni. Natyrisht nuk mund të mos e ndaj me publikuan keqardhjen që mes një darke me ne në Shqipëri dhe një darke në Mynuh ju zgjodhën ushqimin jo dhe aq të shijshëm gjerman. Ne tonën e bëmë. Jam shumë i kënaqur nga bashkëbisedimi i hapur dhe niveli i ndërveprimit dhe mirëkuptimit mes nesh. Më vjen mirë që kjo vizitë koiçidon me përfundimin e misionit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit", tha Rama.



blinken rama konference

Lini një Përgjigje