
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, u pyet nga gazetarët, se përse nuk takoi asnjë nga pjesëtarët e opozitës.
Në përgjigjen e tij, Blinken u tregua tepër i kujdesshëm dhe në mënyrë diplomatike u shmang duke u justifikuar se kishte bërë takime mjaftueshëm sot dhe se kishte një axhendë të ngjeshur.
Më tej ai shtoi se në ardhjen e radhës në Shqipëri, ai do të mundohet të takojë edhe segmente të tjera të shoqërisë shqiptare.
“Kam pasur mundësi të takohesha me një sërë njerëzish, kam pasur mundësi të takohem me disa personalitete të drejtësisë dhe të rinj. Kur të kthehem nga darka do kem mundësi të takohem ne me një segment të shoqërisë shqiptare. Mendoju se jam marrë mjaftueshëm sot“, u shpreh Blinken.
Lini një Përgjigje