TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2024, 11:17

Sekretari Antony Blinken mbërrin në Tiranë, niset direkt drejt Ambasadës Amerikane

Shkruar nga Pamfleti
Sekretari  Antony Blinken mbërrin në Tiranë, niset direkt drejt
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, teksa avioni i kreut të diplomacisë amerikane ka prekur tokën shqiptare në orën 11:11.

Mirëseardhjen Blinken ia ka uruar homologu i tij shqiptar, ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Sekretari  Antony Blinken mbërrin në Tiranë, niset direkt drejt

Kjo është vizita e parë në Shqipëri e Sekretarit Blinken. Forca të shumta të sigurisë janë të angazhuara për të garantuar sigurisë gjatë gjithë vizitës së tij 8-orarëshe në kryeqytetin shqiptar.

Efektivë të shumtë ndodhen në ambientet VIP të aeroportit të Rinasit ku do të mbërrijë pas rreth 90 minutash avioni i Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Të pranishëm janë gjithashtu edhe disa marinsa amerikanë.

Ndalesa e parë në kryeqytet do të jetë në ambasadën amerikane në Shqipëri, ku do të ketë një takim me punonjësit e saj për të shprehur vlerësimin për punën e bërë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në axhendë parashikohet një takim me Presidentin Bajram Begaj dhe më pas një ndalesë te piramida e Tiranës, ku do të takojë rreth 100 të rinj të cilët kanë pasur mundësi që nëpërmjet studimeve apo programeve të shkëmbimit të përjetojnë eksperiencën amerikane.

Rreth orës 16:00 pritet të nisë takimi me Kryeministrin Edi Rama dhe më pas edhe një konferencë e përbashkët për mediat e tyre në ambientet e kryeministrisë.

Axhenda e plotë:

Ora 13:35: Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë

Ora 14:15: Blinken takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.

Ora 15:05: Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj në Tiranë, Shqipëri.

Ora 15:35: Blinken mban fjalime në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.

Ora 16:15: Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.

Ora 17:55: Blinken merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin për Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.

Ora 18:10: Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi në Tiranë, Shqipëri.

 

antony blinken mbërrin në tiranë

Lini një Përgjigje