TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2024, 10:40

PS miratoi ligjin për bastet, reagon partia e Metës: Biznes personal i Ramës!

Shkruar nga Pamfleti
PS miratoi ligjin për bastet, reagon partia e Metës: Biznes personal i
Edi Rama

Partia e Lirisë shprehet se Rama do t'i përdorë bastet online për të blerë zgjedhjet.

Partia e Lirisë ka reaguar pasi Kuvendi miratoi vetëm me votat e PS ligjin për rikthimin e basteve sportive online. Në një reagim në Facebook, Endrit Barimllari i PL hedh akuza se Rama i ka kthyer me qëllim që ta përdorë për të blerë zgjedhjet.

"Lojërat e fatit kalojnë me votën e Rilindjes në Parlament. Kur Edi Rama mori vendimin për ti ndaluar disa vite më parë e kemi denoncuar si një akt i cili nuk ka qëllim ndalimin lojërave të fatit, që sipas Ramës në atë kohë po shkatërronin familjet e shqiptarëve, por strukturimin e tyre për ta kthyer në biznes monopol të Edi Ramës. Biznes i cili do të përdoret gjerësisht në fushatë për të blerë zgjedhjet. Rama nuk ka merakun e qytetarëve por shqetësimi i tij ishte dhe është monopoli i lojërave të fatit si biznes personal i familjes së tij", shkruan Braimllari. 

 

edi rama

Lini një Përgjigje