TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2024, 10:08

Pakti me Italinë për emigrantët, Rama: Nuk po bëjmë asgjë që bie ndesh me BE-në

Shkruar nga Pamfleti

Pakti me Italinë për emigrantët, Rama: Nuk po bëjmë

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një konferencë për mediat në Bruksel së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajic dhe Presidentin e Komitetin Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale, Oliver Ropke.

Teksa ka folur për marrëveshjen për emigrantët me Italinë, kreu i qeverisë Rama tha se Shqipëria nuk po bën asgjë që bie ndesh me qëndrimin e BE-së por, sipas tij, në fakt po sillet si një vend anëtar i unionit evropian.

Ai shton se gjithë politika që prodhohet nga kjo çështje nuk merret me shkakun, por me simptomat.

“Nuk e shoh sesi ajo që po bëjmë me Italinë bie ndesh qëndrimin e BE-së për migracionin, është e kundërta do të thoja, ajo që po bëjmë me Italinë, si shtet jo anëtar është ajo që duhet të bëjë një shtet anëtar. Ne po sillemi si një vend anëtar i BE-së dhe po pranojmë që një tjetër vend anëtar i BE-së të ndaj me ne çështjen e  përgjegjësisë dhe të ndaj me në çështjen kur migracionit të paligjshëm është bërë ushqim i politikës së përgjithshme. Këto debate ushqim për zgjedhjet e radhës dhe më tej, por kjo nuk mund të jetë përgjigja e njëanshëm për mënyrën sesi duhet trajtuar kjo situatë. Gjithë politika që prodhohet nga kjo çështje nuk merret me shkakun, por me simptomat, situata në të ardhmen e afërt mund të dalin jashtë kontrollit. S

hqipëria nuk ka asnjë fuqi këtu ajo që jep zgjidhje, por jemi kontribues modest dhe qëndrojmë krah për krah me një vend që për në ka një domethënie të veçantë që është Italia. Ne nuk na detyron asnjë marrëveshje asnjë angazhim për tu përfshirë në atë që ju e quani punë e pistë. Është një punë sfiduese”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Lini një Përgjigje