Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur para nisjes së seancës në Kuvend në lidhje me vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken.
Ai tha se vizita e tij vjen në një moment të veçantë edhe për rajonin dhe Kosovën.
“Sot është koha që shqiptarët të mos përtypin cic-micet e ditës që do u ushqejë me lopatë kryeministri, por të shohin përtej, vizitë që sinjalizon fuqinë e kombit shqiptar me SHBA. Vjen në një moment të veçantë dhe për Kosovën, s’kam ndërmend ta fus në çorapet e pista të politikës së përditshme të Tiranës”, tha Basha.
Ai tha se këtë vizitë “nuk ka ndërmend ta fusë në çorapet e pista të politikës së përditshme të Tiranës”, duke mos pranuar të japë komente të tjera përtej marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve.
“Marrëdhëniet strategjike nuk mund të futen në çorapet e pista të politikës të përditshme të Tiranës. Janë të tilla se kalojnë përtej personave. Se kush është në qeveri e opozitë. Sot dua ti uroj mirëseardhjen Blinken. Te PD, SHBA kanë dhe do kenë një faktor politik krenar për aleancën me SHAB, siç e ka provuar shpesh herë me një çmim të lartë për të mbrojtur parimet.", tha ai.
Lini një Përgjigje