Ditën e sotme rreth orës 11:00 pritet të preki tokën shqiptare avioni special i Departamentit Amerikan të Shtetit me të cilin udhëton drejt Shqipërisë sekretari Antony Blinken.
DASH ka kërkuar që ceremonia e pritjes të jetë sa më minimale.
Ndërkohë do të jetë ministri punëve të jashtme Igli Hasani ai i cili do ti urojë mirëseardhjen.
Sëbashku me ministrin do të jetë edhe amabsadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati bashkë me të dërguarin me punë të SHBA në Tiranë, David Wisner.
Në tapetin e kuq do të jenë të rreshtuar edhe disa marinsa amerikan që shërbejnë në ambasadën Amerikane në Tiranë.
Nën masa të forta sigurie sekretari Blinken do t’i drejtohet Tiranës në këtë vizitë intensive 8 orëshe në Tiranë.
Vizita do të përqendrohet në të ardhmen e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor, ndërsa në një deklaratë të ndarë nga DASH për marrëdhëniet me Shqipërinë, thuhet se dy vendet janë partnerë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Lini një Përgjigje