TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2024, 07:19

Lufta e egër brenda PD, Gazment Bardhi e thotë troç: Bëra gabim dhe e humba betejën me Berishën

Shkruar nga Pamfleti
Lufta e egër brenda PD, Gazment Bardhi e thotë troç: Bëra
Gazment Bardhi dhe Sali Berisha

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka komentuar situatën aktuale mes demokratëve ku këta të fundit janë drejt bashkimit me grupin e Berishës.

Bardhi tha se ai e ka humbur betejën ndaj ish-kryeministrit Berisha. Ai tha se të gjithë demokratët bënë një luftë të egër brenda Partisë Demokratike, e cila duke e parë tani ka qenë e gabuar, por ka qenë për shkak të besimit që kishin se duhet të ndiqnin një rrugë tjetër.

'U vu në pikëpyetje ekzistenca e Partisë Demokratike, Në politik ka një kohë për të bërë betejë në gjërat që ti beson, ka një kohë për të reflektuar dhe për të parë rezultatin e kësaj beteje dhe ka një kohë për të marrë vendime. Ajo që ka ndodhur me mua dhe me kolegët e mi, është ekzaktësisht kjo. Ne kemi bërë betejë sepse mendonim se është një rrugë.

Besoja se interesi më i mirë i demokratëve ishte një rrugë tjetër. Për këtë bëra betejë dy vite. Ka ndryshuar strategjia kur shikoj se nga beteja ime dhe nga beteja e grupeve të tjera, po tentohet të dobësohet Partia Demokratike.

Ti duhet të bësh një zgjedhje në varësi të rrethanave. Ne të gjithë kemi bërë gabim i hymë një rruge për shkak të besimit që kishim. Unë kam kërkuar ndjesë dhe nuk kam asnjë kompleks. Unë e kam humbur atë betejë. të gjithë ne kemi gabuar nga lufta e egër brenda Partisë Demokratike.', tha ai për Euronews Albania.

 

gazment bardhi berisha pd

Lini një Përgjigje