TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shkurt 2024, 22:49

Gazetari zbulon pazaret: Bardhi, pakt me Berishën për të qenë kandidat për kryeministër!

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari zbulon pazaret: Bardhi, pakt me Berishën për të

Gazetari Arbër Hitaj ka debatuar me kreun e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin në studion e emisionit “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, lidhur me “paktin” që ka çuar në bashkimin e ndodhur mes “Rithemelimit” dhe grupit të Bardhit.

Hitaj iu drejtua Bardhit duke i thënë se ai ka bërë një marrëveshje me Berishën, për të qenë kandidati për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Por nga ana tjetër, Bardhi e hodhi poshtë këtë gjë, duke thënë se i vetmi pakt që ai ka bërë me Berishën, është lufta pa kompromis kundër kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Hitaj: Zoti Bardhi, e keni bërë një marrëveshje, paktin me Berishën e keni bërë.

Bardhi: I vetmi pakt që kam unë me Berishën është lufta ndaj Edi Ramës. Mund të mos u pëlqejë disave, por…

Hitaj: Luftë për të qëndruar në opozitë sërish?

Bardhi: Jo mo jo, luftë për të mundur Edi Ramën. Rama është një autokrat që po përpiqet të shuajë opozitën, e trajton popullin opozitar si armiq.

Hitaj: Ose jeni naiv politkë, ose po gaboni për herë të dytë. Herën e parë Basha ua hodhi, thatë u shit te Rama.

Bardhi: E vetmja këshillë që kam pasur për Bashën, është që t’i kthehet opozitarizmit.

Hitaj: Kanë bërë pakt dhe nuk na i thonë.

Bardhi: Po mirë ti ke qenë në takim me ne?

Hitaj: Pakti është që iu do të jeni kandidati për kryeministër në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq, do të jeni në listë të sigurtë.

Bardhi: Nuk kam bërë kurrë betejë për të qenë në listë të sigurtë.

Lini një Përgjigje