
Deputeti Gazment Bardhi ishte këtë të mërkurë në “Now me Erla Mëhillin” ku ndër të tjerat foli edhe për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se në këto takime nuk ka folur për bashkimin e Partisë Demokratike.
Në këto takime ai tha se është folur për interesin e Shqipërisë dhe për zhvillimet e politikës në vend, si edhe për sigurinë në rajon dhe rolin që do duhet të luaj Shqipëria. I pyetur nëse kishte ndonjë mesazh për Sali Berishën dhe nëse ishte kjo një arsye që sapo kthye iu bashkua protestës së demokratëve në rrugën “Mustafa Matohiti”, Bardhi u përgjigj:
“Nëse do kishte diçka tjetër veç këtyre çështjeve që do bëhen publike, të jeni të sigur tqë do ishte bërë publike. Pjesa tjetër nuk ka asnjë lidhje me vizitën time në SHBA. Unë kur u ktheva u informova se kishte një protestë të thirrur në mbështetje të aksionit të deputetëve të opozitës jashtë seancës së sallave plenare, pa diskutim i jam bashkuar asaj proteste dhe kam ndjekur skenarin e asaj proteste”, tha Gazment Bardhi.
Analisti Julian Zyla, i cili ishte gjithashtu i ftuar në emision, iu drejtua deputetit duke i thënë se ai po i shmanget bisedës për të mos folur për Sali Berishën.
“A ua përmendën zotin Berisha? Se ju nuk thoni as që nuk thanë gjë”,-pyeti Zyla.
“Nëse ata kanë diçka për të thënë ata ethonë vetë. Unë e thash gjithçka kisha për të thënë për takimin tim në SHBA”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje