TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shkurt 2024, 22:20

Aferat e pushtetarëve, juristi Kara: Rama do të thirret në SPAK për dosjen “McGonigal”, Berisha sot duhej të ishte pas hekurave!

Shkruar nga Pamfleti

 

Aferat e pushtetarëve, juristi Kara: Rama do të thirret në SPAK
Romeo Kara/

Juristi Romeo Kara ka paralajmëruar se Rama mund të merret në pyetje nga SPAK për dosjen “McGonigal”. Ai ishte i ftuari i mbrëmjes së sotme në studion e “Të Pashoq” në kanalin e Pamfletit në YouTube, ku foli për shumë çështje, sidomos për dosjet e mëdha të korrupsionit. Kara tha se dosja McGonigla është ende e paqartë, por sipas tij, do vijë dita që të pyetet edhe Rama nëse SPAK u shkon deri në fund hetimeve. Sa i takon Sali Berishës ai,  tha se SPAK u tregua zemërgjerë me të. Kara deklaroi se Berisha sot duhej të ishte në burg.

-SPAK ka hapur dosjen McGonigal, cili është mendimi juaj për vazhdimësinë e saj dhe a do thirret Rama për tu marrë në pyetje?

Amerikanët pyesin dhe direkt nuk e kanë problem. Duhet parë procesi në SHBA se ndoshta s’kemi informacionin e plotë.

-Ai ka pranuar gjithçka...

Nëse SPAK ka hapur procesin edhe Rama do të thirret.

-Deri këtu do shkohet apo SPAK do progresojë?

Nëse SPAK i ka provat si thoni ju për të goditur, do e kishte bërë. Por mendoj se SPAK fillimisht duhet të na të sqarojë.

-A ka përgjegjësi Rama për dosjen ‘McGonigal’?

Ai ka folur atje ka folur dhe e dashura e tij. Është një çështje në prapaskenë, jo e skenës. A do të kemi Ramën apo dikë tjetër që është marrë me të dhe puset e naftës, nuk e di. Por mendoj se është dikush tjetër. A ka shkuar Rama kaq i pakujdesshëm? Politika shqiptare e një vendi të vogël ka nevojë dhe për prapaskenë. Ka qenë ky akt për të rritur influencën e Shqipërisë te një fuqi e madhe? Te Trump ne kemi pasur një lloj vakumi se ai ka pasur një lloj dashamirësie me Putinin. Kishte një tërheqje të SHBA në rajon. Qeverisja e Biden ka qenë haber i mirë prë tu rikthyer SHBA në Ballkan. A ka qenë dakordësi në një politikë pro presidentit të Amerikës apo jo? Po guxoj ta lexoj si politikan. Nga ana juridike na duhen prova.  A do jetë aferë për Ramën? Duhet dhe ca kohë.

-Duke kaluar te rasti i Sali Berishës. Si e shihni masën nda tij? Ai nuk kishte rrezik për tu larguar. Ishte nevojshme jo?

Heqja e imunitetit parashikohet vetëm te arrestimi. Atij nuk ju prek liria për të shkuar në Parlament dhe ushtruar detyrën e deputetit. Masa e sigurisë vendoset në 3 raste dhe e katra që nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës. Kur personi kryen vepër tjetër penale, kur cenon integritetin e procesit dhe unë habitem si nuk i kanë hapur proces tjetër sepse ka ofenduar gjyqtarë e prokurorë. Dhe që mund të largohet. Nëse Berisha është burrë që nuk ikën, burri që është burrë nuk e shkatërron vendin e tij. Ai s’ka lidhje fare me burrin. Nëse mua populli me beson të menaxhoj vendin, unë do lija pas dore edhe familjen time. Atë e bëri zoti nuse dy herë dhe tregoi se është i pandryshueshëm. Vetëm burrë nuk është.

-Nuk shihni asnjë shkelje?

Asnjë shkelje, por e ka marrë me të mira. Si duhej të ishte në burg.  

 

Lini një Përgjigje