TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shkurt 2024, 21:28

"Korrupsion dhe trafiqe", Romeo Kara paralajmëron arrestimin e Ilir Metës: Nuk ka matematikë që i justifikon pasurinë, i zhytur kudo!

Shkruar nga Pamfleti
"Korrupsion dhe trafiqe", Romeo Kara paralajmëron arrestimin e
Romeo Kara

Juristi Romeo Kara është i ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin “Të Pashoq” në kanalin e Pamfletit në YouTube.

Ai ka folur mbi situatën politike në vend dhe sidomos për pjesën që ka të bëjë me drejtësinë. Kara është ndër të paktët që ka bërë padi për pushtetarët tanë dhe falë padisë së tij, Ilir Meta është drejt burgut. Po ashtu prangat rrezikon edhe Kryemadhi.

Para gazetares Edjona Dervishi, Kara ka folur për dosjen CEZ-DIA dhe shumë çështje te tjera. Ai ka thënë se Meta ka pasuri të llahtarshme, të vëna jo vetëm nga korrupsioni, por dhe nga trafiqet.

 

Intervista

-Nuk kemi ende një produkt për dosjen CEZ-DIA. Keni dijeni se në çfarë faze janë hetimet dhe cilat do të jenë zhvillimet?

Dua të theksojmë dy momente. Besoj do kemi një proces penal. Edhe vetë Meta që është i kallëzuar nga unë lidhur me këtë aferë, e ka thënë para dyerve të SPAK se ka pasur një vendim të ERE të vitit 2010 me pasoja për shtetin shqiptar dhe favorizim të palës çeke. Investigimi bazohet në funksion të fakteve që mbështesin këtë fakt. I gjithë investigimi bëhet për të lidhur personat me këtë aferë. Duke parë dhe zhvillimet e fundit do të shkojmë drejt mbylljes së investigimit dhe do të kemi komunikim akuze. Ka gjasa të pakta që të mbyllet për mungesë prove.

-Këto janë pritshmëritë?

Pritshmëri, se unë nuk vë dot vulën për pjesën që kryen SPAK. Kemi një kohë të gjatë, shumë njerëz janë pyetur, por dhe nga fjala e atyre që kanë hyrë aty dhe vetë qendrimin e Metës, ai nuk e fshehu dot vendimin kriminal të ERE. Ai do të lajë duart, kurse unë për të shprehur qendrimin tim se ai është një nga arkitektët kryesorë të kësaj afere.

-Me se lidhet kjo vonesë?

Kjo dosje u mbajt nga Krimet e Rënda dhe kaloi në SPAK. Nuk ka hezitim tani. Mendoj se një pjesë e Prokurorëve kanë fituar pavarësi dhe do të godasin aty ku e do nevoja.

-Meta para se të ikte nga Presidenca dukej se do të ishte aktiv në radhët e opozitës, por sikur është strukur. Del me qendrime të zbehta. A lidhet kjo me teorinë se ai në prapaskenë po negocion diçka si “kap çfarë të kapësh”, që të mos përfundojë në pranga apo dënim minimal?

Ai është person i konjukturave dhe kalkulimeve. Që të arrish diçka të tillë duhet të japësh e të marrësh. Nuk e di çfarë do të japë, por politika nuk vijon dot pa moral. Po vjen dita që jo vetëm Meta, por e gjithë kjo politikë. Pavarësisht dëshirës për të vijuar se nuk vjen epoka e re pa u mbyllur kjo epokë, ku politika u vu në garë kush e kush të pasurohej në këtë rrëmujë që u krijua pas rrëzimit të sistemit komunist, Metës i ka mbaruar me kohë, edhe në aspektin ndërkombëtar e brenda. Është konsumuar në të gjitha krahët. Më shumë nga të gjithë ka ngrënë në besë gjithë të tjerët. E ka konsumuar atë aleancë. Edhe faktori ndërkombëtar ja ka dhënë sinjalin se s’ka punë me këtë person, duke parë dhe çakërdisjet me SHBA. Ai ka humbur shumë terren dhe kjo vjen pasi ke humbur dhe moralin. Nuk mendoj se çfarë të japë më. Bën lëvizje, por është i pashpresë dhe mbase i pamotivuar. Nisi edhe lobingje në Austri e vende të tjera, por nuk i eci sepse faktet janë më kokëforta se kërcënimet. Ai po pret ta marrë drejtësia se nuk ka hap tjetër. Maksimumi është të marrë disa persona rreth tij ose të shesë mikun dhe armikun e tij, Saliun.

-Thuhet se në pritje të prangave, Meta ka nisur të shesë pasuritë, t’i rregullojë e t’i kalojë te njerëz që mos t’ia faturojnë atij. Keni informacion?

Unë e perceptoj si një nga njerëzit më të pasur në vend, jo si më i fuqishëm por më i pasur. Jo rastësisht njerëzit që kanë qenë rreh tij janë bërë biznesmenë, janë pasuruar. Mbase dhe njerëz pa asnjë lloj logjike pasurimi, madje dhe shoferët e tij. Do ishte në nderin e SPAK që të merren me këtë pjesë të rëndësishme të luftës antikorrupsion. Ne kemi një ligj që ka të bëjë me pastrimin e parave, apo ligjin antimafia. Është i vetmi  ligj që detyron çdo person të provojë ligjshmërinë e pasurisë. Ky direkt e ka shkelur këtë se nuk ka matematikë që justifikon pasurinë e tij. Rasti i pallatit, vila te Gjiri i Lalësit, etj. Ai duhet të dalë para organit të akuzës dhe të justifikojë pasuritë. Kjo pasuri nuk vjen vetëm nga korrupsioni, por dhe nga trafiqe dhe veprimtari të tjera. kriminale./ Pamfleti

Lini një Përgjigje