TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shkurt 2024, 19:14

Ligji pë zonat e mbrojtura, Berisha: Edi Rama do të shkatërrojë pasuritë shekullore të shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti

Ligji pë zonat e mbrojtura, Berisha: Edi Rama do të

Ish-kryeministri Sali Berisha, i është drejtuar edhe sot qytetarëve të mbledhur poshtë banesës së tij me akuza ndaj Edi Ramës.

Berisha akuzoi mazhorancën se është zhveshur nga morali dhe se tashmë po i vërsulet edhe trashëgimisë shekullore të vendit.

“Vjedhja i ka zhveshur nga çdo moral dhe vërsulen tani me tonelatat e parave të drogës, për të shkatërruar trashëgiminë shekullore mijëravjeçare. Për të shkatërruar trashëgiminë që brez pas brezi na u le ne, dhe detyra jonë është ta ruajmë, ta mbrojmë dhe tua lëmë brezave që vijnë.

Por barbari, i zhveshur nga çdo moral, i zhveshur nga çdo interes tjetër përveç drogës dhe krimit, çon në parlament ligjin për shkatërrimin e tyre, pasurive përrallore të këtij vendi”, tha Berisha në fjalën e tij.

Ish-kryeministri edhe një herë tha se shpëtimi i vetëm është 20 shkurti, që e quajti ditën e qytetarëve.

“20 shkurti është dita e qytetarëve!

Propaganda banale e Edi Ramës për të mbrojtur vjedhjet, aktet, skandalet e tij dhe të ministrave të tij, u bie nga mëngjesi deri në darkë borive, altoparlantëve se ne jemi njëlloj.

Nuk ka mashtrim më të madh se ky.

E vërteta është se ne jemi dy botë.

Njëra është bota e zezë e vjedhjeve, e krimit, e drogës, e vrasjeve. Është bota e zezë e skandaleve, e dështimeve, e dhunimit të pluralizmit, parlamentit, arrestimit të liderit të opozitës, e përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria.

Kurse dallimi i kësaj bote me botën tjetër që mbron vlerat, parimet e drejtësisë, e kohezionit, e interesit kombëtar, e lirive dhe dinjitetit njerëzor, është dallim si nata me ditën”, tha Berisha.

trashëgimia kulturore sali berisha

Lini një Përgjigje