TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shkurt 2024, 17:23

Blinken në Tiranë, Tritan Shehu: Nuk është “qokë” apo dekoratë për Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Blinken në Tiranë, Tritan Shehu: Nuk është

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar për vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit ditën e nesërme në Tiranë, duke e konsideruar shumë të rëndësishme.

Sipas Shehut kjo vizitë vjen në një moment tejet të rëndësishëm kur rajoni rrezikon destabilitet nga ndërhyrjet nga Lindja.

“Veçanërisht në këto momente të rrezikshme për Rajonin, plot interferenca destabilizuese nga Lindja. Të shoqëruara nga provokacionet deri tek “inisiativat a projektet” me origjinë dhe kah shtyrëse prej andej, diametralisht të kundërta me ato të BE. Deformimesh të thella të demokracisë, të së drejtës e votës së lirë në vendin tonë dhe këto hapësira! Me pasoja forcimin në Rajon të autokracive e autokratëve të modelit lindor, të cilët dhe parlamentarizmin po e shkatërrojnë, opozitën kërkojnë ta emërojnë! Që pa dyshim bëhen pengesa serioze për të ardhmen tonë Europiane e Perëndimore. Ndesh këto jo vetëm me interesat tona egzistenciale, por dhe me ato të vetë SHBA, parimet e vlerat e saj”, shkruan Shehu në reagimin e tij.

Deputeti vijon mëtej duke thënë se kjo vizië e Blinken në Shqipëri nuk duhet përdorur për propagandë.

Sehu thotë se një vizitë kaq e rëndësishme nuk duhet të interpretohet si një “qokë” për Edi Ramën.

“Në sinkron me sa shkrova, dëshiroj tu them disa “zëdhënësve” të Qeverisë, që me propagandën e deklaratat e tyre të zvjerdhura për këtë eveniment… Në fakt ja ulin vlerat e vërteta asaj e mesazheve të rëndësishme, që transmeton. Sepse një vizitë e këtij niveli as nuk duhet të tentohet të interpretohet, në fakt as nuk mundet të ketë ngjyrat e një “qoke” a “dekorate” për Ramën e qeverisjen e tij… Siç po dëgjoj me habi disa “oborrtarë” të regjimit, të kërkojnë ta transformojnë atë”, përfundon Shehu.

tritan shehu antony blinken

Lini një Përgjigje