TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shkurt 2024, 14:51

Baton Haxhiu, "kobure" në duart e Edi Ramës kundër Erion Veliajt...

Shkruar nga Pamfleti
Baton Haxhiu, "kobure" në duart e Edi Ramës kundër
Batoni, "koburja e Edi Ramës /

Ky favor i paligjshëm, i bëhet ngaqë Batoni është dhe “kobure” e Bablokut, për goditjet brenda kupolës së PS, si p.sh., ndaj Ditmir Bushatit, Saimir Tahirit, Erjon Veliajt, Belinda Ballukut, Fatmir Xhafajt; e së fundi kundër Arben Ahmetajt, pasi ky deklaroi se “koka” i landfilleve, drogës, resorteve e kullave është Edi Rama...

“Tellalli” i Bablokut, Baton Haxhiu, 4 vite aktivitet mediatik pa bilanc në tatime...

Pasi “Pamfleti” publikoi faktin, që veprimet zyrtare të bizneseve të Baton Haxhiut, i kryen administratori i bizneseve të Blerim Hoxhës, pronar i 40% të landfillit të Tiranës, ai e mohoi këtë fakt, megjithëse e vërteton dokumenti i Qendrës Kombëtare të Biznesit

Po kështu, Baton Haxhiu, “tellalli” i Bablokut dhe i “mrekullisë” së landfilleve, mohoi lidhjet me Blerim Hoxhën dhe quajti shpifje, pagesën  4400 Euro në muaj nga landfilli, për gjoja reklamë.

Ai foli si trim, duke deklaruar se është korrekt me tatimet dhe ka pasqyruar çdo cent të aktivitetit të tij mediatik “Albanian Post” në tatime, ku ka paguar sigurime, taksa e çdo detyrim ligjor.

Mirëpo nga një verifikim që bëri “Pamfleti”, rezulton se për biznes-median e tij “Albanian Post”, Baton Haxhiu, nuk dorëzon bilance në tatime prej 4 vitesh, qysh nga nisja e këtij biznesi në Shqipëri më 10 janar 2020, me Nr. Nipti: M01315012G.

Baton Haxhiu, "kobure" në duart e Edi Ramës kundër

Në Qendrën Kombëtarë të Biznesit, “Albanian Post” është regjistruar si subjekt “Sh.p.k”, me objekt media elektronike dhe biznes  botimesh, tregtim mallrash, pajisjesh elektronike, agjenci publiciteti, realizim reklamash, prodhime audio-video, shtypje gazetash, auditime etj.

Por prej 4 vitesh, nga tatimet e pushtetit të “Rilindjes”, “tellalli” i Bablokut po trajtohet si “Organizatë Jo-Fitimprurëse” pa aktivitet; pra, pa të ardhura, shpenzime e pa fitime, sepse krye tatimori Ceno Klosi, ka marrë urdhër t’i  fsheh aktivitetin financiar me mijëra Euro ilegale.

Provë mashtrimi fiskal që ka bërë Baton Haxhiu në vitet 2020-2023 e po vazhdon të bëjë, duke mos dorëzuar e mos iu kërkuar bilance; është dhe fakti, që në stafin e medias “Albanian Post”, Baton Haxhiu ka deklaruar 21 gazetarë të punësuar, ndërsa në regjistrin tatimor figuron i punësuar vetëm Batoni, me detyrë “Drejtor ligjor” e pagë mujore 30 mijë lekë.

Baton Haxhiu, "kobure" në duart e Edi Ramës kundër

Përveç kompanisë “One Albania” që i jep 3000 Euro në muaj në formë reklame publike; sipas informacionit nga Ministria Financave që ka në vartësi tatimet, thuhet se Baton Haxhiu merr reklama mujore nga 20 oligarkë e ndërtues kullash.

Por dhe pagesa nën dorë nga biznese të tjera që marrin tenderë, ankande e pasuri nga qeveria, ndërsa te “Spitali Amerikan” i gylenistit Klodian Allajbeu, Baton Haxhiu paguhet prej 5 vitesh, nga 18 mijë Euro në muaj si menazher i PPP-Hemodializës.

Këto pagesa, shumicën e të cilave, bizneset i deklarojnë në bilancet tyre si “shpenzime komunikimi me publikun e sponsorizime për OJF-të”, nuk deklarohen nga Baton Haxhiu, sepse tatimet nuk i kërkojnë bilance vjetore dhe nuk i kontrollojnë aktivitetin financiar, siç nuk ka deklaruar pagaset 4400 Euro në muaj nga Landfilli i Tiranës.

Por ka dhe pagesa me klering, si pazari me oligarkun Idajet Ismailaj të kullës te stadiumi “Air Albania”, i cili përveç zyrave pa qera prej 3 vitesh, i jep ushqim falas Batonit e gazetarëve të tij.

Në PS, por dhe në qarqet mediatike, Baton Haxhiu është etiketuar edhe si “Dushan Mugosha” i kryetarit të “Rilindjes” për lidhjet me  Aleksandër Vuçiçin, por dhe si “kobure” e Bablokut, për goditjet publike ndaj krerëve të kupolës së PS, siç janë p.sh., goditjet e shpeshta që ka bërë ndaj Ditmir Bushatit, Saimir Tahirit, Erjon Veliajt, Belinda Ballukut, Fatmir Xhafajt.

E së fundi, është vërsulur me histeri kundër Arben Ahmetajt; pasi ky deklaroi se “koka” i landfilleve, resorteve e kullave është Edi Rama, ndërsa përfitues i 40% të landfillit të Tiranës, është kosovari Blerim Hoxha, mik dhe sponsor i Edi Ramës e Hashim Thaçit./Pamfleti

baton haxhiu edi rama koburja erion veliaj

Lini një Përgjigje