TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shkurt 2024, 16:29

Pse Babloku nuk po thotë më që SPAK-un e krijoi PS?

Shkruar nga Pamfleti
Pse Babloku nuk po thotë më që SPAK-un e krijoi PS?
Edi Rama /

Liria e SPAK-ut, për të zbatuar ligjin dhe për të kryer detyrën sipas Kushtetutës dhe platformës së SHBA që e krijoji; ka kohë që e tmerron Ramën, ngaqë është organizatori dhe firmëtari i aferave korruptive me PPP-të, koncesionet, tenderët, lejet e kullave dhe grabitjet e pasurive shtetërore me sajesën “Investitor strategjik”...

Gjatë një serie takimesh me stukturat e PS në zona, kryeministri Edi Rama tentoi të merrte meritat dhe kompetencat e drejtësisë së re, duke thënë se ajo po vepron, ngaqë ai dhe PS krijuan SPAK-un, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në nivele të larta.

Në çdo takim, Babloku tha: - SPAK-un nuk e themeloi Amerika; nuk na i solli ajo me aeroplan nga qielli; se Amerika këtu ishte edhe para krijimit të SPAK e nuk e bëri, por e kam inciuar unë, kam këmbëngulur unë dhe e ka krijuar vetëm PS-ja, ndryshe nuk do ishte krijuar nga askush tjetër brenda e jashtë Shqipërisë.

Duke kujtuar presionet që Edi Rama i ka bërë SPAK-ut pas nisjes së çdo hetimi e arrestimi ministri, drejtori qendror e krye bashkiaku; deklarata e tij u konsiderua presion i hapur ndaj SPAK-ut, mesazhin se ai që të krijon, edhe të bllokon.

Kësaj deklarate të Bablokut, SHBA iu përgjigj me veprime të heshtura; fillimisht duke thirrur stafin drejtues të SPAK e BKH në Uashington.

Ndërsa pas kthimit në Shqipëri, DASH i bëri thirrje Altin Dumanit, të shtojë goditjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet e larta të politikës, duke mos toleruar asnjë, qoftë edhe në majë të pushtetit politikë e financiar.

Pas këtij qëndrimi publik të SHBA-ve; ndoshta dhe pas urdhrit konfidencial, që i kanë dhënë për të mos u krekosur si krijues i SPAK-ut, Babloku nuk po thotë më, që SPAK-un e krijoji ai dhe PS-ja.

Por liria e SPAK-ut, për të zbatuar ligjin dhe kryer detyrën sipas Kushtetutës e platformës së SHBA që e krijoji; ka kohë që e tmerron Ramën, ngaqë është organizatori dhe firmëtari i aferave korruptive me PPP-të, koncesionet, tenderët, lejet e kullave dhe grabitjet e pasurive shtetërore me sajesën “Investitor strategjik”.

Që të evitojë dhe kufizojë goditjen deri te ai, familja dhe klani më i ngushtë që i administron dhe i fsheh pasuritë brenda dhe jashtë Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka bërë lëvizjen e radhës, për të kërcënuar e paralizuar veprimin e SPAK-ut.

Nëpërmjet Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, Babloku po krijon një strukturë speciale me deputetë e juristë të PS, qeverisë e më gjërë, për të paralizuar SPAK-un duke e marrë nën kontroll  politik me grupin e tij parlamentar.

Kjo strukturë që do krijojë PS me urdhër të Edi Ramës, po serviret si gjoja “grup pune parlamentar”, që do monitorojë veprimtarinë e SPAK-ut; kur “de facto”, do t’i bëhet presion me raporte për shkarkim të drejtuesit Altin Dumani, prokurorëve dhe hetuesve të BKH, nëse do guxojnë të prekin “sulltanin”, familjarët dhe klanin e tij të afërt mafioz./Pamfleti

babloku spak ps

Lini një Përgjigje