PS e votoi ligjin me 25 janar 2024, mes zhurmës së bilbilave e tymuesve të Foltores; por as pas tymit, Foltorja nuk ka thënë asnjë fjalë për shkrirjen e Agjencisë së Diasporës; megjithëse në çdo miting poshtë ballkonit të kryetarit “non grata”, thonë se luftojnë për të drejtat kushtetuese të shqiptarëve dhe votimin e diasporës...
Ndërkohë që afro 1.5 milionë shqiptarë jashtë kufijve, po i kërkojnë Qeverisë dhe Kuvendit, të zbatohet Kushtetuta për të drejtën e votimit në zgjedhjet e vitit 2025, kryeministri Edi Rama ka shkrirë Agjencinë Kombëtare të Diasporës.
Më propozimin e tij, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ministrat dhe deputetët e PS; më 25 janar 2024 kanë miratuar Ligjin Nr. 7/2024, më të cilin Agjencia e Kombëtare Disaporës nuk ekziston më, qysh prej datës 9 shkurt kur ligji hyri në fuqi.
Në këtë ligj, thuhet se zyrtarët e agjencisë, do trajtohen sipas Kodit të Punës, vendimeve të qeverisë dhe ligjit, për nëpunësit që u shkrihet struktura dhe u suprimohen vendet e punës.
Agjencia e Diasporës u krijua më 18 dhjetor 2017, me Ligjin nr. 115/2017, pas shkrirjes së Ministrisë së Diasporës të drejtuar nga Pandeli Majko, ndërsa në vend të kësaj ministrie, Babloku sajoi Ministrinë për Rininë, me ministre Bora Muzhaqin.
Teorikisht, Agjencia e Diasporës ishte shkrirë qysh më 9 shkurt 2022 me Vendim Nr. 81, të qeverisë të firmosur nga Edi Rama, ndërsa më 23 mars 2022, ky vendim u dorëzua nga Olta Xhaçka, duke paraqitur si projekt-ligj në parlament, por u la në harresë.
Pas dy vitesh në sirtar, projekt-ligji u bë ligj më 25 janar 2024, kur Lindita Nikolla dhe deputetët e PS e votuan mes zhurmës së bilbilave dhe tymuesve të deputetëve të Foltores.
Por as pas tymit në parlament, Foltorja nuk ka thënë asnjë fjalë për shkrirjen e Agjencisë së Diasporës; megjithëse në çdo miting poshtë ballkonit të kryetarit “non grata”, thonë se po luftojnë për të drejtat kushtetuese të shqiptarëve dhe votimin e diasporës.
Ndërsa “ideologët dhe patriotët” e PS, vazhdojnë demagogjinë, duke aktruar sikur po përgjërohen për votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, ndërkohë që në parlament ua shkrin dhe agjencinë që kishin.
Sipas raportit shpjegues të projekt-ligjit që paraqiti për votim Lindita Nikolla, thuhet se me shkrirjen e Agjencisë së Diasporës, shteti kursen 71 milionë lekë, ndërsa detyrat e saj do kryhen në zyrat konsullore të Shqipërisë./Pamfleti
Lini një Përgjigje