TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shkurt 2024, 18:29

Pse po vjen Blinken në Tiranë? Roland Bejko: Nuk është rutinë, do t’i dëgjohet zhurma diku tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Pse po vjen Blinken në Tiranë? Roland Bejko: Nuk është

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko ka folur për vizitën e nesërme të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë.

Ai ka thënë se kjo vizitë nuk është “rutinë”, por tejet e rëndësishme dhe e përmasave të mëdha.

Sipas Bejkos qëllimi i vizitës do të kuptohet në një moment tjetër.

“Vizita e sekretarit amerikan të shtetit në Shqipëri duke qenë se kemi të bëjmë me një vend të vogël nuk mund të konsiderohet rutinë por natyrisht të tilla vizita janë si puna e avionit që me sy e shikon tjetër kund dhe zhurma i dëgjohet tjetër kund. Kam përshtypjen se kjo vizitë do jetë e këtyre përmasave.

Gjithmonë vizitat e sekretarëve amerikanë të shtetit që kanë ardhur në Shqipëri në mos drejtpërdrejtë për elitën politike, ka qenë e rëndësishme për popullin shqiptar. Edhe për faktin që Shqipëria do të jetë gjithmonë në agjendën amerikane. Amerikanët, Ballkanin duket sikur e kanë pjesë të politikës së brendshme.

Duan që Shqipëria të dalë nga gropa e gjirizeve të trafiqeve ndërkombëtare dhe t’i kthehet normalitetit. Demokracia e vendeve të rajonit duhet të jetë e garantuar në momentin kur funksionojnë pushtetet. Prandaj është e rëndësishme edhe Reforma në Drejtësi që është bërë në kujdesin e posaçëm të SHBA-ve”, u shpreh Bejko në Report Tv.

 

 

roland bejko anthony blinken

Lini një Përgjigje