TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shkurt 2024, 17:56

Vendimi/ Dyndje patronazhistësh në zyrat e shtetit; 1183 shefa sektorësh nëpër ministri, agjenci e drejtoritë rajonale

Shkruar nga Pamfleti
Vendimi/ Dyndje patronazhistësh në zyrat e shtetit; 1183 shefa
Administrata /

Më 24 janar 2024, qeveria shtoi 2167 punonjës në zyrat e institucioneve shtetërore, si “ushtri” e re patronazhistësh për votat e vitit 2025; siç veproi para zgjedhjeve lokale të 14 majit, kur shtoi 3328 vende pune në zyrat e qeverisë dhe bashkive...

Vendimi/ Dyndje patronazhistësh në zyrat e shtetit; 1183 shefa

Dy javë pas Vendimit Nr. 39, datë 24 janar 2024, me të cilin qeveria shtoi 2167 nëpunës në zyrat e pushtetit, kryeministri Edi Rama ka firmosur një vendim tjetër Nr. 62, datë 7.2.2024, me të cilin ka shtuar përsëri numrin e nëpunësve.

Në këtë vendim, thuhet se me propozim të Ministres së Administratës Publike e Anti-korrupsionit, Adea Pirdeni; qeveria ka miratuar 1183 vende pune shtesë nëpër ministri dhe agjencitë e drejtoritë në vartësi të tyre.

Këto janë vende të reja pune, të krijuara me urdhër të kryeministrit Edi Rama, i cili i ka maskuar si gjoja kërkesë të Ministres së Administratës Publike, “për përmirësimin e shërbimeve ndaj popullit”, kur faktikisht do t’i shërbejnë partisë për propagandë.

Ndryshe nga vendimet e mëparshme për hapje vendesh pune; këtë herë, 1183 vendet e reja në administratë, janë krijuar për drejtorë e shefa sektorësh nëpër ministri dhe drejtoritë në vartësi të tyre, si shtim patronazhistësh para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Sipas vendimit, 6 vende të reja do jenë për drejtues të lartë; 92 do jenë drejtues të mesëm; 217 do jenë drejtues të ulët, ndërsa 868 vende, do jenë për pozicione ekzekutive në administratë.

Duke nisur nga data 12 shkurt 2024 që vendimi ka hyrë në fuqi, 1183 zyrtarët e shtuar, do emërohen në zyrat e kryeministrisë, të Ministrisë së Jashtme; të Brendshme; të Mbrojtjes; Financave; Ekonomi-Kulturë-Inovacionit; Drejtësisë; Infrastrukturë-Energjisë; Bujqësisë; Shëndetësisë, Turizmit dhe te Ministria e Arsimit.

Siç thamë, më 24 janar 2024 qeveria shtoi 2167 punonjës në zyrat e institucioneve shtetërore, si “ushtri e re për votat e vitit 2025; siç veproi para zgjedhjeve lokale të 14 majit, kur më 1 shkurt 2023 me vendimet nr. 44 e nr.56 të qeverisë, Babloku shtoi 3328 vende pune nëpër ministri, drejtori e nëpër bashki./Pamfleti

 

vendimi shtesa në administratë

Lini një Përgjigje