
Në atë tryezë Blinken pritet të japë mbështetje të fortë për SPAK dhe nuk përjashtohet mundësia të jepen udhëzime për të goditur deri te nivelet më të larta...
Antony Blinken do të vijë nesër për herë të parë në Tiranë. Sekretari Amerikan i Shtetit do të ketë një sërë takimesh, por ai që shihet me më shumë interes është takimi me kreun e SPAK, Altin Dumani.
Pasi të takojë Ramën, Begajn dhe përfaqësues të ambasadës bashkë me disa grupe të rinjsh, në mbrëmje Blinken do të ulet në një darkë me Altin Dumanin dhe krah tij do të jetë ajo që luftoi fortë që Dumani të ishte në krye të SPAK. E kemi fjalën për Yuri Kim. Po ashtu do jenë në tavolinë ekspertët e OPDAT dhe përfaqësues të ambasadës që mbikëqyrin drejtësinë. Në atë tryezë Blinken pritet të japë mbështetje të fortë për SPAK dhe nuk përjashtohet mundësia të jepen udhëzime për të goditur deri te nivelet më të larta.
Por kush duhet të shqetësohet nga ky takim? Të parët padyshim janë ata që kanë dosjet mal në SPAK. Prokuroria ka disa dosje të bujshme që i mban pezull për shkak të presioneve dhe ndërhyrjeve, por me ikjen e Blinken mund të kemi zhvillime.
I pari që duhet të shqetësohet është Edi Rama. SPAK ka hapur dosjen “McGonigal” dhe Blinken vjen një ditë para gjyqit që mbahet në SHBA për dosjen shqiptare. Amerikanët luftën ndaj korrupsionit e kanë bazën e tyre dhe nuk e falin që një shtetar shqiptar të korruptojë një zyrtar të tyrin. Blinken nuk e shmang dot takimin me Ramën se ai është kryeministri, por ama Dumanit mund t’i jepen porosi të mos tolerojë asnjë, madje dhe Kryeministrin.
Emri i dytë është Ilir Meta. Ky i fundit ka disa dosje që janë kopsitur, por ende nuk dihet se pse SPAK nuk vepron. Mësohet se afera CEZ-DIA është drejt fundit, teksa zhvillime do të ketë dhe për atë të lobimeve në SHBA, po rast që nuk falet nga amerikanët. Prej kohësh është folur se Meta mund të arrestohet dhe dje kreu i PL nuk ishte fare entuziast për këtë vizitë.
Padyshim Berisha është emri i tretë. Ai ndodhet në izolim, por SPAK ka dosje të tjera në ngarkim të tij dhe Shkëlzen Berishës. Kemi Gërdecin, kemi një padi nga Haklajt. Berisha po i sulmon dhe kërcënon prokurorët, madje dhe vetë Dumanin dhe amerikanët do t'i japin mbështetje që të mos bëjë asnjë hap pas. Sinjalet u dhanë që sot, pasi në ambasadën e SHBA shkuan gjyqtarët e GJKKO.
Kemi Ilir Beqajn. Ky i fundit ja ka arritur të qendrojë larg qelisë falë parasë së madhe që ka hedhur dhe ndërhyrjeve të Ramës. Por me vizitën e Blinken ndoshta gjërat do të ndryshojnë.
Pa gjumë duhet të jenë dhe Olta Xhjaçka me Frida Krifcën. SPAK po heton si aferën me privatizimin e pronave në bregdet, po ashtu edhe aferën me fondet e IPARD. Dosje tjetër është ajo e inceneratorëve dhe Veliaj duhet të shqetësohet. Po ashtu janë disa drejtorë, kryetarë bashkie, etj., që po hetohen. Pra, nga data 16 e në vijim, kush ka futur duart te xhepat e shqiptarëve bën mirë të shqetësohet pak. /Pamfleti
Lini një Përgjigje