
Kryeministri Edi Rama, ka folur sot në mediat e Kosovës për kongresin zgjedhor të PS-së që do të mbahet në qershor dhe tha se ky kongres nuk ka të bëjë me mandatin e tij të katërt në krye të Qeverisë.
Ai tha se zgjedhjet janë ende larg, andaj për të folur për mandatin e katërt duhet ende kohë.
“Për të folur për mandatin e katërt duhet akoma kohë, sepse jemi ende vitin e dhjetë të qeverisjes, fillojmë vitin e njëmbëdhjetë në shtator dhe zgjedhjet janë ende larg për mua, sepse deri në qershorin e 2025-tës, do bëjmë akoma shumë gjëra dhe ka shumë punë që do të duhet t’i përmbyllim edhe të reja të bukura për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, tha Rama, në emisionin CONTEXT në ATV.
Lini një Përgjigje