TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shkurt 2024, 21:58

“Basha ka frikë se del i padobishëm”, Minxhozi: Ai do vota që të ketë mundësi të vëri kushte

Shkruar nga Pamfleti

“Basha ka frikë se del i padobishëm”, Minxhozi: Ai do vota

Në një kohë që në Komisionin e Reformës Zgjedhore, partitë politike kanë paraqitur kërkesat e tyre, analistët shpjegojnë arsyet se përse Lulzim Basha nuk do sistemin me prim.

Sipas analistit Skënder Minxhozi, Lulzim Basha mund të dalë i padobishëm politikisht nga primi dhe kërkon të mbajë minoranën bllokuese.

Minxhozi thotë se Basha kërkon të jetë i dobishëm numerikisht në mënyrë që të vendosë një farë kushti në këmbim të votave që ka.

“Basha kërkon minorancën bllokuese. Kërkon të mbajë minorancën bllokuese, të jetë vetë i nevojshëm kur të arrijë atë shumicë. Kërkon të jetë i dobishëm numerikisht, dhe të thotë ‘jam bllokues i dobishëm se mund të vendos një farë kushti në këmbim të votave që kam’. Ai kërkon të evitojë primin”, u shpreh Minxhozi për ABC News.

reforma zgjedhor lulzim basha

Lini një Përgjigje