TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2024, 07:53

Antony Blinken bllokon Tiranën, itinerari i ri si devijon qarkullimi për në Aeroportin e Rinasit

Shkruar nga Pamfleti
Antony Blinken bllokon Tiranën,  itinerari i ri si devijon qarkullimi
Antony Blinken

Aeroporti Ndëkombëtar i Rinasit njoftoi të mërkurën se të gjithë qytetarët që do të qarkullojnë për në aeroportin “Nënë Tereza”, duhet të devijojnë itinerarin e tyre për shkak të bllokimit të disa akseve rrugore për shkak të vizitës Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në njoftim thuhet:

"Për qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15 shkurt nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin drejtimin Vorë – Fushë-Prezë – Rinas dhe kthim, Fushë-Krujë – Fushë-Prezë – Rinas.

Nga juglindja dhe Tirana do të ndjekin unazën lindore - Farmacia 10 - Stacioni i Trenit - Bulevardi i ri - Paskuqan - Kamëz - Valias - Aeroporti i Rinasit dhe kthim të njëjtin itinerar.", thuhet në njoftim.

Antony Blinken bllokon Tiranën,  itinerari i ri si devijon qarkullimi

Dje po ashtu, Policia e Shtetit njoftoi për bllokime rrugësh. 

Ku ndalohet qarkullimi? (ora 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00, të datës 15.02.2024)

1-Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas;
2-Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas;
3-Interurbane kryesore Qafë Kashar - ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas;
4-Interurbane kryesore ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas;
5-Rruga e Elbasanit, rruga "Dervish Hima", rruga "Faik Konica", rruga "Papa Gjon Pali II",  rruga "Ismail Qemali", rruga "Themistokli Germenji", rruga "Abdyl Frashëri", rruga "Ukraina e Lirë", rruga "Gjergj Filipi", bulevardi "Dëshmorët e Kombit" dhe bulevardi "Bajram Curri".
Ku është ndaluar parkimi? (nga ora 19:30 dje deri në orën 20.00 sot)
1- Rruga "Faik Konica"
2- Rruga "Dervish Hima"
3- Rruga "Ismail Qemali" (para Kryesisë së Kuvendit),
4- Rruga"Gjergj Filipi"
5- Rruga"Lek Dukagjini"
6-Rruga e Elbasanit
7-"Papa Gjon Pali II"
8- Bulevardi “Bajram Curri”,
9- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 
10-"Ukraina e Lirë" (Gjykata Kushtetuese)
Cilat janë rrugët alternative për në Rinas?
1-Qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15.02.2024, nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin drejtimin Vorë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim!
2-Nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore-Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan-Kamëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njejtin itenerar.
Emergjenca mjekësore?
Të ndiqen rrugët dytësore dhe të tjera, në drejtim të spitaleve perkatëse, të ndryshme nga ato që do të përshkohen nga delegacioni amerikan.

antony blinken tiranë

Lini një Përgjigje