TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2024, 10:00

Blinken në Tiranë, Mediu: Vizita nuk është për të ndarë politikën por për Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Blinken në Tiranë, Mediu: Vizita nuk është për të

Kryetari i PR Fatmir Mediu ka folur në lidhje me vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë.

Në lidhje me faktin që Blinken nuk do të takojë opozitën, Mediu tha se ku një zyrtar i këtij kalibri viziton vendin, nuk flitet më për palë në politikën e brendshme, por për Shqipërinë.

“Axhenda e Blinkeen bëhet nga DASH. Vizitë e rëndësishme. Tregon marrëdhëniet me Shqipërinë. Kur vjen Sekretari i Shtetit nuk flitet më për palë, flitet për Shqipërinë”, tha ai.

Në këtë vizitë Blinken pritet të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama si dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë ku pritet të mbërrijë rreth orës 11:00 zoti Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.

fatmir mediu antony blinken vizita e blinken në shqipëri

Lini një Përgjigje