TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2024, 10:06

Nis me tensone seanca plenare, grupi i Berishës pengon punimet duke ndezur zhurmues

Shkruar nga Pamfleti

Nis me tensone seanca plenare, grupi i Berishës pengon punimet duke ndezur

 Deputetët e Berishës e Bardhit i bien bilbilave në kuvend ditën kur në Tiranë vjen Blinken!

Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare. Deputetët e Rithemelimit nuk janë tërhequr nga skenari për bllokimin e seancës.

Ata janë paraqitur në sallë me zhurmues dhe pankarta, ndërsa qëndrojnë në këmbë në foltoren e Kuvendit.

Sot në Kuvend rikthehet për votim Projektligj ‘Për lojërat e fatit’, draft i tërhequr nga vetë socialistët në seancën e 8 shkurtit.

Në seancën e sotme është parashikuar edhe një interpelancë me kryeministrin Edi Rama e kërkuar nga disa deputetë të PD për çështjen Ahmetaj dhe akuzat për incerenatorët. Rend që pritet të mos realizohet nisur nga takimet e kreu të ekzekutivit në kuadër të vizitës së Sekretarit Antony Blinken në Tiranë.

Për votim shkojnë edhe p/ligj për festat zyrtare, organika e INSTAT, si dhe miratimi i strukturës dhe pagat për punonjësit e KQZ. 

Lini një Përgjigje