
Lojërat e fatit do të rikthehet në Shqipëri pas 5 vitesh, teksa mazhoranca socialiste ka ndërruar mendje.
Mes tensionesh dhe përplasjesh në parlament, PS ka miratuar ligjin për rikthimin e lojërave të fatit.
Nën vërshëllimin e bilbilave parlamenti votoi sot (15 Shkurt) ligjin për rikthimin e basteve sportive me 72 vota pro.
Nën vërshëllimat e bilbilëve, deputetët bllokuan punimet e Kuvendit duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në fjalën e saj hyrëse tha se interpelanca e kërkuar nga PD me kryeministrin në lidhje me inceneratorët, do të bëhet me ministren e Shtetit Elisa Spiropali për shakak të angazhimeve të kreut të qeverisë.
Deputeti i PD Arbi Agalliu nuk pranoi ta bënte interpelancën me Spiropalin, duke bërë që kryetarja e Kuvendit të kalonte direkt në votimin e projektligjeve.
Pas situatës së krijuar, kryeparlamentarja Lindita Nikolla hapi procedurën e votimit, duke kaluar ligjet që ishin parashikuar në rend dite.
Në seancën e kësaj të enjteje, ndryshe nga herët e tjera, ishin të pranishëm deputetët e Partisë së Lirisë dhe Lilzim Basha me deputetët e tij.
Saga e basteve nga qeveria Rama
Edhe pse ishte parashikuar të votohej në seancën e 8 shkurtit në Kuvend, mazhoranca tërhoqi në minutat e fundit projektligjin që rikthen bastet sportive në Shqipëri.
Drafti i basteve sportive qëndroi për muaj të tërë në sirtaret e Kuvendit.
I parashikuar të votohej që në fillim të vitit të kaluar, miratimi i këtij ligji ishte shndërruar në një telenovelë që sot iu dha fund.
Fillimisht drafti u vonua nga ministria e Financave, e cila e depozitoi në Kuvend verën e vitit të shkuar. Më pas, diskutimet e projektligjit u pezulluan disa muaj nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsi, i cili kërkoi më shumë kohë për të shyqrtuar draftin.
Shalsi, propozoi ndryshimin e disa neneve të draftit, përfshirë atë për dyshemenë e kuotave që duhet të zotërojnë kompanitë e huaja me eksperiëncë në shoqëritë që do të marrin liçencën e basteve sportive si dhe uljen e moshës për lojtarët nga 21 në 18 vjeç.
Rikthimi i basteve është kundërshtuar fuqishëm nga opozita, e cila ka ka akuzuar kryeministrin se po e zapton tregun për klientët dhe njerëzit afër tij. Ndërkohë sipas saj, ky ligj është një tjetër nismë përmes të cilës, qeveria synon të lehtësojë pastrimin e parave në ekonominë shqiptare.
Lini një Përgjigje