
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka hedhur akuza të forta ndaj qeverinë në mbledhjen e Komisionit të të Drejtave të Njeriut.
Ai tha se gjendja sociale dhe ekonomike të vendit është në situatë emergjente. Gjekmarkaj se sot bashkëjetojnë disa “Shqipëri”: ajo e propagandës, ajo e ëndrrave dhe ajo reale.
Teksa ka folur për pensionistët, deputeti i PD deklaroi se realiteti i të moshuarve është i vështirë dhe shumë i largët nga çfarë deklarohet zyrtarisht.
“Kam dy pensionistë në shtëpi dhe e di më mirë se kushdo çfarë do të thotë të jetohet me pension. Po të mos kishte inceneratorë dhe abuzime me tunelin e Llogarasë, sot pensionet do të ishin më të mira”, u shpreh Gjekmarkaj.
Deputeti denoncoi edhe situatën e rënduar nga përmbytjet në Lezhë, duke thënë se dita e djeshme ka shënuar dëme të mëdha në zonë.
“Deti ka dalë deri tek banesat, duke shkaktuar jo vetëm përmbytje e dëme, por edhe shkatërrim të tokave, pasi uji me kripë i kthen ato në tokë të papjellore. Ndërkohë, asnjë masë nuk është marrë”, tha deputeti i PD.
Lini një Përgjigje