TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Nëntor 2025, 11:59

Sherri verbal mes Flamur Nokës dhe demokrates, komediani thumbon Vokshin: Po pse nuk e mbron atë zonjën?

Shkruar nga Pamfleti

Sherri verbal mes Flamur Nokës dhe demokrates, komediani thumbon Vokshin:

Një sherr verbal mes Flamur Nokës dhe një prej demokrateve të zonës së Paskuqanit është kthyer në viral në rrjetet sociale. i gjithë debati është zhvilluar në prani të Albana Vokshit, kryetares së Forumit të Gruas Demokrate, e cila ka zgjedhur të mos përfshihet në asnjë moment.

Video e publikuar ka shkaktuar reagime të ndryshme në rradhët e demokratëve, mes të cilëve edhe Julian Dedës, komedianit që është pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së dhe që në 2023 u përfshi në primaret për të dalë si kandidat për kryebashkiak të Tiranës.

Teksa e quan "Mulin" kryetar të partisë që u mbyll gojën dhe nxjerr nga salla demokratet, Julian Deda ka një mesazh edhe për Albana Vokshin.

"Mire Muli, që kujton se është pronar i partisë dhe tenton ti mbyllë gojen dhe pastaj i tregon derën një zonje, e përsëris një zonje, një gruaje, vetëm se ajo po thotë të vërtetën, po Albana që duhet të jetë në mbrojtje të grave demokrate, pse nuk reagon? Ncnçncncncncnncncn...", shkruan Julian Deda.

Lini një Përgjigje