
Mbledhja e strukturave të PD Kamëz Paskuqan këtë të mërkurë u kthye në një skenë tensioni të hapur. Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka dhe deputetja Albana Vokshi u përballën me kritika të drejtpërdrejta nga anëtarë të kryesisë së degës, të cilët kërkuan llogari për mungesën e konsultimit me bazën dhe mashtrimet e perceptuara me procesin e primareve.
Debati nisi kur një demokrate kërkoi analizë për humbjet dhe shpjegime për mënyrën se si po merret vendimmarrja. Noka reagoi duke tentuar ta ndalonte të fliste dhe tensioni u rrit menjëherë.
Në videon e shpërndarë nga të pranishmit, demokratja artikulon hapur pakënaqësinë ndaj drejtimit qendror të PD. Ajo thotë se qëndron në parti vetëm për shkak të kontributit të saj, jo për shkak të drejtuesve. Noka i kundërpërgjigjet me ton të ashpër dhe i tregon derën, duke mos shfaqur interes për të dëgjuar shqetësimet e bazës.
Ajo i thotë: “Unë nuk jam prej teje, unë prej teje s’rrisha as një sekondë në parti,” ndërsa Noka i kthehet: “Statuti nuk të pyet për primare"
Debati
Noka: Kur të vish herët e tjera merr lexo statutin...
Demokratja: Unë njëherë nuk jam e punësume te partia jote. Unë në kofsha këtu, jam prej mundimit tem e dijes teme, nuk jam prej teje. Unë t'jem prej teje, unë s'rrisha as nji sekondë në parti. Se m'hjek ti. Ti tash s'mundesh me m'hjekësh në emër tënd. Kur të dalin partia në emër tënd, atëherë m'hjek prej pune.
Noka: Po të sqaroj një gjë. Zonjë, statuti nuk lejon me të pyet ty për primare se e vendos unë si anëtar.
Noka është djalë trim dhe i mënçur. Një njeri kaq i shquar është i domosdoshëm për heroin e demokraqisë, zotin Sali Bërisha.
ndoka esht ok,ti bajn fresk mortjes qe esht ne krye te pd e esht ok se vend kun tjrter nuk ka. teper injorant moterqir. heroi i demokracise thote. po cfar heroi esht aj qe sa te dali dikush te flasi,fillon e interesohet per far e fis ca ka dhe me e qit tradhtar kombi. ky esht heroi jot qe ska rendesi se sa kurv je vec qe ti besh fresk atij
Eree Rrapo ee ashu osh
Politika nuk eshte profesion per vila ke gjiri lalzit, por mision ( qe shperblehet mire). Gjithesesi zonja ka patur te drejte!