TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Nëntor 2025, 18:35

Ndryshime në qeveri/ Rama bën zv.ministër ish-drejtorin e AZHBR, shkarkohet mjekja Entela Ramosaçaj

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshime në qeveri/ Rama bën zv.ministër ish-drejtorin e AZHBR,

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot ndryshime në nivele zv/ministrash.

Pas dy javësh, sot u mbajt mbledhja e qeverisë, e cila u drejtuar vetë Edi Rama. Në vendimet e bëra publike thuhet se Entela Ramosaçaj, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.

Ndërkohë në këtë post është emëruar Oltjon Muzaka. Ky i fundit ka mbajtur pak kohë më parë drejtorin e AZHBR, i emëruar kur në krye të Ministrisë së Bujqësisë ishte Frida Krifca. Por në vitin 2024 ai u largua nga kjo detyrë. AZHBR është shquar për skandale të shumta, sidomos me fondet e IPARD.

Po sot ka pasur dhe disa lëvizje të tjera, kjo në kuadër të ndryshimit të emërtimit të ministrive. Në Shtator ndryshuan emërtimet e disa ministrive: Ministria e e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit tani quhet Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit; Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndryshoi dhe tani quhet Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Këto ndryshime janë reflektuar dhe te zv/ministrat, që praktikisht nuk kanë lëvizur nga vendi, por ju ka ndryshur emërtimi:

– Znj. Ina Majko, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

– Znj. Denada Seferi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

– Z. Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

– Znj. Olta Manjani, zëvendësministër i Ekonomisë,Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

– Znj. Blerta Rama, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

 

 

Lini një Përgjigje