TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2025, 10:49

Sherri me Edi Ramën, Gjin Gjoni: Reforma në Drejtësi u bë për mua!

Shkruar nga Pamfleti
Sherri me Edi Ramën, Gjin Gjoni: Reforma në Drejtësi u bë
Ish-gjyqtari Gjin Gjoni

Ish-gjyqtari Gjin Gjoni, kandidati i Berishës në zgjedhjet e 11 Majit, ka komentuar përmendjen e emrit të tij nga kryeministrit Edi Rama lidhur me reformën në drejtësi.

Gjoni ka theksuar se, megjithëse reforma në drejtësi ishte një nevojë urgjente për Shqipërinë, ai ishte i gatshëm të largohej nga vetëm që të mos prekej pjesa tjetër e drejtësisë.

"Emrin tim, Edi Rama e lidhi me reformën në drejtësi. Po, nëse reforma në drejtësi do të bëhej për mua, unë isha i gatshëm të largohesha, që të paktën mos të prekej pjesa tjetër e drejtësisë. Edhe pse drejtësia në atë kohë kishte shumë defekte, unë e shikoja atë si një sistem që kishte nevojë për përmirësim," tha Gjoni i ftuar në emisionin 'Dekalog'.

Ai shtoi se lufta e tij më e madhe nisi kur u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ish-gjyqtari e cilësoi veten si një figurë të parimeve të forta, duke theksuar se ai nuk e ka lidhur kurrë vendimmarrjen e tij me politikën.

"Isha me bindje të djathta, por kurrë nuk i kam manifestuar ato në vendimet e mia. Nëse pyetni, ka personazhe të Partisë Socialiste që kanë qenë shumë të kënaqur nga vendimmarrjet e mia. Simboli i reformës në drejtësi u bë sepse isha unë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Kisha parime dhe mbaja fjalën, isha një zë i fuqishëm.", u shpreh ai.

ish-gjyqtari gjin gjoni edi rama

Lini një Përgjigje