
Deputeti demokrat Dashnor Sula ka ironizuar sërish zgjedhjet për Primaret dhe lënien e tij jashtë listave të sigurta.
Ai ka ironizuar gjithashtu kreun e PD, Sali Berisha teksa tha se burrat e shtetit e bëjnë diferencën me akte. Sipas tij, Berisha nuk i mbajti premtimet e dhëna në lidhje me Primaret. Ai tha se demokratët e Elbasanit i zgjodhën kandidatët e tyre në Primare, ndërsa tha se Primari i cili i referohet Berishës respektoi premtimin dhe Dashnor Sulën e përjashtoi nga çdo listë e mundëshme me nofkën “SKAPIST”.
"Burrat e shtetit e bëjnë diferencën me akte! Me të njëjtën përpikmëri dhe vendosmëri si zbatoi premtimin e dhënë për respektimin e votës së Antarësisë së Partisë Demokratike në primare, PRIMARI do jet “madheshtor” edhe me respektimin e premtimeve per ekonomine dhe shtetin e se drejtes.
Tha që do respektoj kuotat, e bëri: Shikojini në video gratë më të votuara në primare trajtohen me privilegj; jashtë listave ose në lista të hapura. “Rezultati në Primare do jet element kryesorë për listat e mbyllura”- Fiks, siç e premtoi ashtu e bëri: Ilir Alimehmetin e lëshoi në terren të egër edhe për një senator partie. Demokratët e Elbasanit i zgjodhën kandidatët e tyre në Primare: Primari e respektoi premtimin dhe Dashnor Sulën e përjashtoi nga çdo listë e mundëshme. Madje edhe me nofkën “SKAPIST”. Ja pra, këto janë aktet e një burri shteti", shkruan Sula.
Lini një Përgjigje