TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2025, 08:28

Berisha në krahë me LaCivita, analisti: Në kushtet që është kreu i PD, nuk ka PR që i bën derman!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha në krahë me LaCivita, analisti: Në kushtet që
LaCivita dhe Berisha

Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar fushatën elektorale që po ndjek Partia Socialiste dhe ajo Demokratike për garën e 11 majit.

Mërtiri thotë se “Shqipëria 2030” Ramës po i  shërben në propagandën që kërkon të ketë në zgjedhje.

Ai gjithashtu nënvizoi se kjo është një përpjekje e sforcuar e Ramës për ta paraqitur veten si një forcë politike europiane.

Sa i përket fushatës së PD-së, Mërtiri theksoi se Kris LaCivita nuk ka sjellë asnjë risi, duke shtuar se kur imazhi është përtokë, nuk ka çfarë të të bëjë një PR.

'Nuk besoj se LaCivita do të sjellë ndonjë gjë. Një PR i mirë i duhet çdo partie, kjo është e padiskutueshme. Por unë nuk mendoj se PD ka vuajtur ndonjëherë për PR. Edhe në 2021 ka pasur një PR shumë të mirë, por nuk i fitoi zgjedhjet. Nuk fitohet vetëm me PR. Kur imazhi është përtokë, nuk ka çfarë të të bëjë një PR. Në kushtet që është Berisha, nuk besoj që ka PR që i bën derman. LaCivita ka ardhur për një nevojë politike. Berisha po e përdor si instrument politik për të gënjyer ata që mund të gënjehen, duke thënë që Amerika është me ne, sepse këshilltari i Trump është me mua. Prapë nuk është se po ndodh ndonjë gjë. Kemi parë të njëjtën gjë, s’ka asgjë ndryshe. Nuk duket fare ku është dora e LaCivita. Kështu që unë mendoj se LaCivita është paguar vetëm për këtë gjë, edhe do vijë vetëm për një ditë dhe do largohet.', tha Ergys Mërtiri.

lacivita dhe berisha 11 maji

Lini një Përgjigje