TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Prill 2025, 21:59

Deklarata skandaloze e prokurorit të SPAK, gazetari: Nuk mund të marrim leje për lajmet që publikojmë

Shkruar nga Pamfleti

Deklarata skandaloze e prokurorit të SPAK, gazetari: Nuk mund të

Një deklaratë e pazakontë nga Prokuroria e Posaçme ka ndezur debat për lirinë e medias dhe kufijtë e raportimit hetimor.

Gjatë një seance të hapur në Gjykatën Kushtetuese, prokurori i SPAK, Bledar Maksuti, pranoi se institucioni ka ndjekur një praktikë të marrjes së lejes nga gazetarët përpara publikimit të materialeve që mund të përmbajnë elementë të sekretit hetimor.

Gazetari i kronikës Armand Bajrami, i ftuar në emisionin “Open” në News24, shpjegoi se marrëdhënia me SPAK nuk është as armiqësore, as këshilluese, por profesionale dhe e kujdesshme.

Jo gjithçka që ne raportojmë mbi veprimet e SPAK e mësojmë nga SPAK drejtpërdrejtë. Unë dhe kolegët e mi nuk e kemi SPAK kundërshtar, por as këshilltar. Unë kontaktoj me SPAK për të marrë një qëndrim zyrtar prej tyre ose për të konfirmuar një fakt të caktuar, por jam i ndërgjegjshëm si edhe kolegë të tjerë për informacionet që mund të jenë sensitive dhe që mund të dëmtojnë hetimet”, tha ai mes të tjerash.

Lini një Përgjigje